Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë.
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit shqiptar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur”-njofton policia.