Çudirat ndodhin kudo. Ndonjëherë nxjerrin në pah talente, e herë të tjera problematika të ndryshme të shoqërisë.
Në këtë video, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale shfaqet një fëmijë i moshës 7-vjeçare, cili drejton një makinë të madhe në autostradë.
I vogli udhëton me plotë 120 km/h.
Në video vihet re se si fëmija parakalon një kamion me shpejtësi, teksa dy të rriturit që e shoqërojnë, të cilët mendohet se janë prindërit e tij, dëgjohen duke qeshur.
Videoja u filmua në një autostradë në Luginën Sibiu, në zonën Transylvania të Rumanisë.