E tmerrshme: 33-vjeçares në Afganistan i nxirren sytë se hyri në punë

Khatera, 33 vjeç, një grua policie afgane u verbua pasi u sulmuaa nga mesjetarët islamik në provincën Ghazni, për të cilin e fajson babain e tij, pasi ai e kishte kundërshtuar që të punonte jashtë shtëpisë. Për Khatera, sulmi jo vetëm që i shkaktoi humbjen e shikimit të saj, por edhe humbjen e një ëndrre që ajo kishte lu*ftuar për të arritur – të kishte një karrierë të pavarur. Ajo u bashkua me policinë e Ghazni si një oficere e kri*mit disa muaj më parë.

“Do të doja të kisha shërbyer në polici të paktën një vit. Nëse kjo do të më kishte ndodhur pas kësaj, do të kishte qenë më pak e dhimbshme. Ndodhi shumë shpejt … Unë vetëm u futa në punë dhe jetova ëndrrën time për tre muaj”, tha ajo për Reuters. Ëndrra e Khateras si fëmijë ishte të punonte jashtë shtëpisë dhe pas shume vitesh përpjekje për të bindur babanë e saj, pa rezultat, ajo ishte në gjendje të gjente mbështetje nga burri i saj.

Megjithatë babai i saj, nuk hoqi dorë nga kundërshtimi i tij.
“Shumë herë, ndërsa shkoja në detyrë, pashë babanë tim që më ndiqte … ai filloi të kontaktojë me talibanët në zonën afër dhe u kërkoi atyre të më parandalonin që të mos shkoja në punën time,” tha ajo.

Ajo tha se babai i saj ia dha talibanëve një kopje të kartës së saj të identitetit për të parë nëse ajo punonte për policinë. Ajo tha se ai e kishte thirrur atë gjatë gjithë ditës kur ajo u sulmua, duke kërkuar vendndodhjen e saj. Zëdhënësi i policisë së Ghazni konfirmoi se ata besonin se talebanët qëndronin pas këtij akti mesjetar dhe se babai i Khatera ishte marrë në paraburgim. Një zëdhënës i talibanëve tha se grupi ishte në dijeni të çështjes, por që ishte një çështje familjare dhe ata nuk ishin të përfshirë.

Ajo tani është e fshehur së bashku me familjen e saj dhe po e vajton karrierën e humbur, të cilën e kishte ëndërruar për shumë vite. Madje tregoi edhe për momentin kur u zgjua në spital dhe nuk kishte parë asgjë. “Pyeta mjekët, pse nuk shoh asgjë? Ata më thanë se sytë e mi janë ende të fashuar për shkak të plagëve. Por në atë moment, e dija që sytë më ishin marrë ”, tha ajo.