E tepërt, çmimi për një qese nga 1 dhjetori 15 denarë, ja pse!

Në Maqedoni prej 1 dhjetorit (e mërkurë) një qese në market do te kushtojë 15 denarë.

Kjo masë hyn në fuqi në përputhje me Ligjin e ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi.

Deri më tani, marketet dhe dyqanet e tjera për një qese najloni paguanin nga 1 deri në 10 denarë, por ato ndalohen pèrfundimisht.

Gjithashtu, për herë të parë që nga e mërkura, vendoset ndalimi i përdorimit të ambalazheve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se këto ligje do të mundësojnë evropianizimin përfundimtar të menaxhimit të mbeturinave.