E sulmon fizikisht gruan e tij, arrestohet 40-vjeçari nga Tetova

Mbrëmjen e djeshme (27-mars) rreth orës 21:35 në rrugën “120” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 40-vjeçarin M.E. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga gruaja e tij 43-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.