Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot përmes kumtesës doli me disa kërkesa dhe thënie të cilat siç thotë do të jenë bazë fillestare për negociata me partnerët social dhe prej të cilave nuk do të bëjë lëshime pa marrë parasysh atë se kush do ta formojë Qeverinë e re. LSM propozon në Ligjin e ri për marrëdhënie pune të shpallen e shtuna dhe e diela ditë jopune pushimi i lehonisë të jetë 12 muaj ndërsa marrëveshjet në kohë të caktuar të shfrytëzohen vetëm në kushte të jashtëzakonshme dhe të jenë me kohëzgjatje deri një vit.
Propozohet edhe punëdhënësi në afat prej 30 ditëve të parashtrojnë propozim me shkrim nga Marrëveshja kolektive t’i propozojë negociatat. Sindikata kërkon edhe vendosjen e stazhit me beneficion për punëtorët e ndërtimtarisë dhe për ata punëtorë të cilët punojnë në kushte të rënda të cilat ndikoj në në shëndetin si dhe pension sipas veprimtarive përkatësisht me ligj të parashihen disa kushte për pensionim të shembullit për punëtorin e ndërtimtarisë punëtorin në industrinë e tekstilit apo minatorin nga ai punëtor i cili punon në administratë.
Pjesë e propozimeve janë edhe pensioni i moshës sipas stazhit të punës përkatësisht 35 vite stazh pune dhe 40 vite për burra pa marrë parasysh vitet e moshës, si dhe të drejtën e punëtorit për pension të parakohshëm i cili do të realizohej nën kushte të moshës prej 60 vjeç me minimum stazh pune prej 15 viteve. Propozohet edhe pension jo i plotë i moshës përkatësisht t’u mundësohet punëtorëve vetë ta paguajnë kontributin për sigurim pensional dhe invalidor nëse nuk e kanë përmbushur kushtin prej minimum 15 viteve stazh të punës.
Nga LSM konsiderojnë se ekziston nevojë reale edhe për rritjen e rrogës minimale së paku 60 për qind nga rroga mesatare në shtet dhe sëmundja nga KOVID 19 tek të gjithë të punësuarit të trajtohet si sëmundje profesionale me të drejtë të kompensimit të rrogës prej 100 për qind.