E shantazoj dhe e dhunoj për katër muaj rresht një grua, arrestohet burri nga policia!

Policia e Kosovës ka njoftuar një grua ka raportuar se për katër muaj rresht është dhunuar nga një burrë, siç thuhet, përmes kanosjes dhe shantazhit.

I dyshuari sipas Policisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti thuhet se ka ndodhur në Kaçanik në periudhën shkurt-maj të këtij viti.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore. Pas veprimeve të menjëhershme policore me datën 04.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.