E rreh gruan e tij dhe i merr paratë, arrestohet 32-vjeçari nga një fshat i Gostivarit


MPB ka njoftuar se me datë 13.08.2024, në ora 20:55, zyrtarët policorë të NjP-Gallatë, kanë privuar nga liria personin E.A (32) nga një fshat i Gostivarit.  Ai është raportuar nga gruaja e tij 35-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte marrë paratë.  Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.