E rrallë|Biznesmeni italian i verërave u lë trashëgimi punëtorëve kompaninë e tij

Biznesmeni Italian i verërave, Pietro Pittaro, ndërroi jetë më 24 mars të vitit të kaluar.

Vdekja e 89-vjeçarit kishte shkaktuar mërzi të madhe në “botën” e verës e politikës.

Prapa ai kishte lënë një testament. Në të shkruhej se kush do ta trashëgonte pasurinë e tij.

Bëhet fjalë për 9 punonjësit e tij të cilët e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar në zhvillimin e emrit të kompanisë nga SHBA e deri në Singapor.

“Ishte kështu, ai donte të shpërblente ata që i konsideronte të denjë dhe i pëlqenin të përçonin bukurinë dhe përsosmërinë e produkteve tona”, thotë Stefano Trinko, prodhuesi i verës dhe krahu i djathtë i Pieros.

“Ne nuk e dinim fare se ai mendonte të na linte një dhuratë kaq të çmuar”, vazhdon ai, “por shpesh përsëriste se vetëm ne mund të vazhdonim të bënim atë për të cilin kishim punuar kaq gjatë”.

Përveç, Stafano Trinkos, që qëndroi për mbi 40 vjet krah tij, Pittaro u trashëgoi nga pasuria e tij edhe ekspertit të bujqësisë, kontabilistit, shitësit, personit përgjegjës për përpunimin e vreshtave dhe punëtorëve, tre prej të cilëve tashmë janë në pension, të cilët bashkëpunuan në ndërtimin e historisë së verës.

Përveç sukseseve të Pittaro në sektorin e verërave, gjatë karrierës së tij, kësaj liste i shtohet edhe angazhimi i tij në fushën administrative, me zgjedhjen e tij si kryetar i Bertiolo-s nga viti 1978 deri në 1983.