E rrallë: 67 vjeçari nga Kosova që ka organe gjenitale edhe mashkullore edhe femërore

Mjekët kosovarë që operuan në ‘hernien’ tek një 67-vjeçar u tronditën kur zbuluan se fryrja që kishte pësuar në të vërtetë përmbante një testikul dhe organ gjenital femëror.
Siç raporton Daily Mail, 67-vjeçari kosovar, i cili ka lindur vetëm me një testikul, shkoi në QKUK në Kosovë duke u ankuar për ënjtje në ijë që kishte zgjatur një dekadë.

Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, ku më pas zbuluan mitrën, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren, si dhe testikulin tjetër.
Mjekët e diagnostikuan me Sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë shëndetësore që ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë penisit dhe skrotumit.

Rasti është bërë i ditur në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës.
Gjendja e tij u zbulua kur mjekët e testuan për kancer të fshikëzës pasi ai kishte vuajtur vazhdimisht nga gjaku në urinë.
Ai vuante nga dhimbjet e menstruacioneve dhe tensioni para menstruacioneve që kur ishte adoleshent.