Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Policanit. Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.
Burime nga policia shqiptare bëjnë me dije se Ylber Spahiu e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike, shkruan mapo.
Burimet konfirmojnë se viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së coronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në Greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjeçarit.
Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qenë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjeçarit pa shenja jete.
Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas ekspertizës rezultoi se 48-vjeçari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike “kallashnikov”.