E RËNDË/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas i jep fund jetës

Të shtëna me armë kanë tronditur mesditën e sotme Gjilanin, ku deri më tani dyshohet të jenë pesë viktima.
Ngjarja ndodhi sot në lagjen ‘Bojanina’. Personat që humbën jetën janë të së njëjtës familje.
Mësohet se vajza e familjes, e cila ishte police, fillisht ka qëlluar ndaj prindërve dhe vëllezërve të saj duke i lënë të vdekur në vend dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Nga policia e Kosovës vetëm është konfirmuar se rasti është vrasje, por nuk janë bërë të ditura detajet.

Njoftimi i policisë
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.