E RËNDË / Përroi rrëmben makinën, zhduket babai me djalin, shpëton vajza


Një makinë është rrëmbyer nga uji në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë në Malësinë e Madhe.

Mësohet se makina drejtohej nga Pjetër Gjoka, dhe me të ndodheshin edhe 2 fëmijët, vajza dhe djali.

Sipas informacioneve paraprake, vajza ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga makina tip fuoristradë, ndërsa babai dhe vëllai i saj janë rrëmbyer nga uji.

Alarmin e kanë dhënë të afërmit e Gjokës në pamundësi për t’u ludhur me të. Forcat e policisë dhe RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).