Edhe dita e sotme ka nisur me një lajm të trishtë, ku një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Katundshtë të Këlcyrës.
Një 14-vjeçar është gjetur i vetvarur nga nëna e tij.
Burimet nga Policia lokale bëjnë me dije se i mituri është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij.
Bëhet fjalë për adoleshentin me iniciale E.D. Ka qenë e ëma 44 vjeçare, V.D, ajo që ka gjetur të birin e pajetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.