E rëndë: Nëna e braktis foshnjën pasi u prek nga koronavirusi

Në Palermo të Italisë ka ndodhur një ngjarje shumë e trishtë. Një grua ka braktisur vajzën e saj të porsalindur pasi foshnja u prek nga koronavirusi.

Nëna e dërgoi në spital vajzën për një vizitë dhe mjekët konfirmuan se e vogla ishte infektuar me COVID-19. Menjëherë u vu në zbatim protokolli i izolimit dhe që nga ai moment për habinë e mjekëve nëna u zhduk.
“Stafi i spitalit është përpjekur përgjatë disa ditëve për të kontaktuar me të por nuk na u përgjigj. Kështu që u detyruam të njoftonim policinë” tha doktoresha Marilu Furnari.