E rëndë në Turqi, turisti britanik qëllon 41 herë me kaçavidë të dashurën

Një turist britanik është akuzuar se ka vrarë brutalisht gruan e tij me një kaçavidë në dhomën e tyre të hotelit në Turqi pas një debati. 26-vjeçarja është gjetur e pajetë rreth orës 12:30. Stafi i hotelit raportoi se kishte dëgjuar “zhurma” nga një dhomë dhe e gjeti viktimën “të mbytur në një pellg me gjak”.

Mjekët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e saj.

Gruaja kishte plagë në qafë dhe në të gjithë trupin dhe mjeku arriti në përfundimin se ajo ishte vrarë me një kaçavidë. Në fakt, autori e kishte goditur me kaçavidë 41 herë.

Policia turke arrestoi menjëherë bashkëshortin 28-vjeçar të gruas, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë me gjak dhe tentoi të largohej me një taksi nga vendi i krimit.

I dyshuari pranoi aktin e tij të urryer dhe tha se e hodhi kaçavidën në tualetin e dhomës së hotelit. Sipas mediave turke, “ai u dërgua në burg nga gjykata me akuzën e vrasjes me dashje ndaj gruas së tij”.

Ai ka pohuar se viktima i ka dhënë drogë ditën e sulmit, gjë që ka degraduar në një sherr. Në një deklaratë në polici, ai tha se përdorte drogë për shkak të “problemeve psikologjike”.

Pamjet e kamerave të sigurisë gjithashtu thuhet se tregojnë të dyshuarin duke u larguar vetëm nga hoteli.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.