E rëndë në Tiranë, gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë

Një grua i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës së saj në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, e si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
Dyshohet se e moshuara vuante nga me probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.