E rëndë në Tiranë/ Djali 7-vjeçar vr*et babain e tij, efektiv i FNSH-së! Fëmija i mori ar*mën teksa i ati po luante bilardo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë (20 dhjetor) në Tiranë. Një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vr*arë aks*identalisht nga djali i tij 7-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:25 në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik në një bar-bilardo. Gazetari Arsen Rusta raporton se ngjarja ka ndodhur teksa efektivi i FNSH-së Roland Bicerri po luante bilardo. Ai kishte lënë ar*mën e shërbimit jashtë brezit të tij ndërsa fëmija e mori dhe ka që*lluar drejt të atit.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është pla*gosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e pla*gës së marrë ka ndërruar jetë” – njofton policia.