Një 31 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë.
E reja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të mëdha të marra në trup. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë,” njofton policia.