Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe çka është më e keqja e ka dëbuar nga banesa atë dhe djalin me autizëm.
Përballë kësaj situata, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.
Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.