E rëndë në Pejë/ Vdes 11-vjeçari, ra nga ballkoni i shtëpisë ku kishte shkuar mysafir

Një fëmijë 11 vjeçar ka vdekur dje në fshatin Treboviq të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova për Express tha se fëmija ka rënë nga ballkoni i një shtëpie ku bashkë me nënën e tij kishin shkuar si mysafirë.

“Me datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet Hetim i vdekjes”, tha Rugova.