E rëndë në Lushnjë! Dy prindërit regjistrojnë videon seksuale me fëmijën dy vjeç dhe e postojnë në rrjete sociale

Burrë e grua janë ndaluar nga policia në Lushnje. Uniformat blu njoftojnë se çifti i bashkëshortëve, të dy nga 23 vjeç kanë realizuar video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2 vjeç. Më pas i kanë postuar ato në rrjetet sociale.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.