E rëndë në Lushnjë, babai plagos me armë zjarri vajzën e tij dhe më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele (19 maj) në Lushnjë.

Në lagjen “18 Tetori”, një 82-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vajzën e tij pas një debati dhe më pas është vetëvrarë.

Policia bën me dije se 40-vjeçarja e plagosur ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen , rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.