Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malin e Moravës në Korçë, ku një 24-vjeçar është gjendur i varur në një pemë.
Policia bën e dije se rreth orës 06:25, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, në periferi të Korçës, është gjetur i varur në një pemë, shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në Korçë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu është vetëvarur pasi rezulton se në trupin e të riut nuk ka shenja dhune.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.