E rëndë në Greqi/ Vrau bashkëshorten në sy të fëmijës se i kërkoi divorcin, 8-vjeçari eci për 5 orë në gjak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 39-vjeçares u vra nga bashkëshorti i saj në zonën e Stratonikit të Halkidikit dhe 36-vjeçari i dha fund jetës së tij.

Sipas mediave greke persona që e njihnin familjen, gruaja kisht kërkuar të divorcohej nga bashkëshorti pasi kishin pasur grindje dhe dyshohet se kjo është arsyeja që 36-vjeçari e vrau mëngjesin e së hënës, në sytë e fëmijës së tyre 8 vjeçar.

Nga provat e ekzaminimit makroskopik të kryer në trupin e gruas, rezultoi se 36-vjeçari nuk ka pushuar së qëlluari me pushkë derisa është siguruar që ajo kishte vdekur.

Nga copëzat e armës së gjahut u plagos edhe djali tetëvjeçar që pa nënën e tij të rrëzuar të vdekur në shtratin e fëmijërisë.

Në gjendje shoku, siç rezultoi nga hetimet e policisë ai ka ecur nëpër shtëpi duke lënë gjurmë gjaku, derisa gjyshja e tij ka mbërritur pothuajse pesë orë më vonë në shtëpinë e një familjeje dhe ka lajmëruar policinë dhe ambulancën që e ka marrë.

Djali u transferua në spitalin Ippokrateio në Selanik dhe pasditen e së hënës përfundoi operacioni që iu nënshtrua, pasi kishte një plagë mjaft të thellë poshtë bërrylit, ndoshta nga gëzhojat e plumbave.

Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.