E rëndë në Greqi/ Shqiptari mb*yt gruan 36-vjeçare, kishin edhe dy fëmijë (Detaje)


Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në Greqi. Sipas një lajmi që ka dhënë televizioni publik Ert në Lakonia të Peloponezit jugor është regjistruar një vra*sje tjetër e një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Kësaj here vea*sesi është një shtetas shqiptar 40 vjeçar. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlaqioti. Thuhet se 40 vjeçari e ka mb*tur bashkëshorten e tij 36 vjeçare, pas një sherri që kanë pasur.

Më pas ai ka telefonuar tek policia dhe ka pohuar kri*min. Çifti ka pasur edhe dy fëmijë.
Kjo është vra*sja e 15 e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Greqi në 11 muajt e fundit. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se janë bërë problemet që ata kanë pasur me martesën.