E rëndë në Gjermani/ “E vra*ne për një djalë”, Bild: Godítën 30 herë me thîkë shoqen e klasës dhe dolën në “TikTok” duke kërcyer

Një 12-vjeçare është goditur 30 herë me thikë nga dy shoqet e saj të klasës, të moshave 12 dhe 13 vjeç. Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se shoqet e kanë vrarë Luise për një djalë.

Ajo çfarë e bën ngjarjen më rrëqethëse është se, pak orë pas vdekjes së Loises, dy vajzat kanë postuar video në TikTok duke qeshur dhe kërcyer. Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, llogaria e 13-vjeçares në rrjetin social ‘TikTok’ është mbyllur.

Louise është shpallur e zhdukur më 11 mars, pasi flinë në shtëpinë e shoqes 13 vjeçare në lagjen Hohenhain, dy milje larg shtëpisë së vetë.

Trupi i Luise është gjetur në një zonë pyjore pranë qytetit Freudenberg.