E rëndë në Elbasan/ Po ndihmonte një qytetar, por i bie autoboti i ujit sipër, humb jetën efektivi

Një efektiv policie ka humbur jetën pasi i ka rënë sipër një autobot uji teksa po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën e dëmtuar të mjetit.

Efektivi i policisë rrugore, 62-vjeçari Edmond Brahimaj, mbeti i dëmtuar rëndë.

Ai u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Alarmi i rënies së popullsisë, si pritet të ndikohet ekonomia
Ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë në Elbasan ditën e premte.

Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita e ujit ka rënë mbi efektivin 62-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Polici rrugor u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.