E rëndë në Durrës! 3-vjeçarja bie nga kati i 7-të, prindërit ishin aty

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një e mitur ka rënë nga kati i shtatë i një apartamenti. Në bazë të njoftimit të policisë, mësohet se e mitura ishte nën shoqërinë e prindërve kur ndodhi aksidenti.

Bëhet e ditur se ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare”.