Në ditën e Fitër Bajramit ndahen nga jeta dy të rinj të moshës 20 dhe 25-vjeçare.
Në mëngjesin e së enjtes u raportua se i riu 20 vjeçar nga Berivojca e Kamenicës, Yll Islami ndërroi jetë. Ylli ka qenë pa vetëdije në spital që nga dita e diel.
Ndërsa, në orët e pasdites ka ndërruar jetë edhe i riu nga fshati Dobërçan i Gjilanit, Rexhep Arifi, në moshën 25-vjeçare.
Rexhepi ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë për të cilin ishin mbledhur edhe të holla për t’u shëruar por ai nuk arriti ta mposhtë atë.