FOTO ilustruese
Një i ri nga Lipjani ka goditur me veturë shtyllën elektrike, dhe ka si pasojë ka vdekur në vend.
Lajmin e ka konfrimuar për Metron edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pasqaruara ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.
Vd*ekjen e vik*timës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran