Një vajzë është goditur nga një veturë në një fshat të Skenderajt.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sipas informatave fillestare raportohet se rreth orës 19:00 një fëmijë, femër 7-vjeçare dyshohet se është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Kllodernicë të Skenderajt”, ka thënë Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Policia thotë se familjarët e viktimës i kanë thënë se i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia thotë se ka reaguar menjëherë dhe është duke kryer hetime lidhur me rastin.