E rëndë/ Gjendet në një makinë me 7 meshkuj, përd*hunohet në grup 15-vjeçarja në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një 15-vjeçare është përdhunuar nga disa persona.

Mësohet se ngjarja është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi e mitura është gjetur brenda një makine me 7 persona të tjerë, të gjithë meshkuj në moshë madhore.

Dyshimet për abuzim u ngritën pasi në momentin kur janë gjetur nga patrulla e policisë së Kosovës, e mitura dhe 3 persona kanë qenë të shtrirë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, në polici 15-vjeçarja ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me njërin prej tyre. Bazuar në dëshminë e saj, ngjarja ka ndodhur në një motel në dalje të Prishtinës. Po ashtu, një prej djemve, një 22-vjeçar ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me të miturën.

Vajza është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, dhe pas analizave pritet të kuptohet nëse dhe personat e tjerë të kapur kanë abuzuar me të.