E rëndë! 30-vjeçari i pastrehë i pr*et fytin gruas pasi ajo e futi në shtëpi që të bënte dush


Ndodh shpesh që të vihemi përballë dilemave mor*ale dhe ta kemi të vështirë të vendosim për situata të caktuara, ndërsa në raste të tjera veprojmë menjëherë dhe pa u zgjatur shumë. Në një situatë të tillë është gjendur mesa duket një grua në Utah, SHBA pranë derës së të cilës ka trokitur një i pastrehë dhe ajo e ka lejuar të futej në shtëpi për të bërë dush.

Mirëpo, sipas raportimeve nga mediat vendase, burri i pastrehë e ka su*lmuar atë dhe i ka pre*rë fytin, ndërsa detajet se si ka ndodhur ngjarja nuk bëhen të ditura. Gruaja u dërgua në një spital lokal në gjendje kr*itike dhe iu nënshtrua një op*eracioni urgjent. Gjendja e saj më vonë u përmirësua dhe u bë e qëndrueshme.

Gruaja u tha hetuesve se e la burrin, i identifikuar më vonë nga pol*icia si 30-vjeçari Eric Jones, në shtëpinë e saj për t’u larë. Jones u lokalizua nga policia e qytetit rreth orës 01:00 të mëngjesit të së premtes dhe më vonë u dërgua në bur*gun e metrosë në Salt Lake County i akuzuar për sul*m të rëndë.