E rëndë! 17-vjeçarja gjendet e vdekur nga familjarët e saj, ja çfarë dyshohet

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rrreth orës 12:15, në fshatin Suk të Roskovecit.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 17-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/ Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.