E rëndë: 13 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një fshat të Mitrovicës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku 13 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi“, tha Zahiti.