E quajtën “si zombie”, Melisa Lleshi u kundërvihet nënave: “Moj nëna shqiptare si s’ju vjen turp”

Një ditë më parë, Melisa Lleshi, ndau me ndjekësit e “Instagram”-it një fotografi, ku shfaqej e veshur seksi e gjitha në të zeza. Ajo është e ulur në një karrige dhe poza që ka marrë është shumë serioze. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” shfaqet e kuruar në çdo detaj, por ndjekësit e saj kanë kapur një detaj dhe menjëherë kanë nisur duke e kritikuar. Fansat kanë lënë komente shumë negative në lidhje me duart e saj.

Lidhur me këtë, Melisa ka reaguar menjëherë përmes një postimi të gjatë në “Instastory”. Ajo ka postuar një foto të dorës së saj dhe krahas saj shkruan se ka shumë arsye se pse dora e saj është ashtu, dhe nuk duhet të paragjykoni. Lleshi shton se ajo që i vjen më shumë keq është se komentet negative i vijnë më shumë nga femrat dhe nënat.