E punësuara ne Spitalin Klinik të Tetovës e inçizon një paciente dhe e poston në Tik-Tok, arrestohet nga policia

Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (28-nëntor) rreth orës 20:10 kanë privuar nga liria 46-vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte inçizuar një video në mënyrë të paautorizuar bashkëshorten e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka regjistruar videon, të njëjtën ajo e kishte postuar në rrjetet sociale. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.