E punësuara në prokurori i ka dhënë sekrete zyrtare bashkëshortit të saj avokat


Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ka filluar procedurë kundër të një punësuare në Repartin Ndëshkues-Korrektues të kësaj Prokurorie e cila ka punuar si bashkëpunëtore për veprat ndëshkuese, transmeton Portalb.mk.

E akuzuara dyshohet për “Dhënie të sekretit zyrtar”. Ajo gjatë gjithë vitit – nga mesi i vitit 2017 deri 23 maj 2018 në shumë raste i ka dërguar dokumente zyrtare nga Prokuroria bashkëshortit i cili ishte avokat.

“Ajo i ka dorëzuar padi penale, shënime zyrtare dhe dokumente të tjera të përpunuar nga njësitë organizuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, procesverbale, marrëveshje dhe dokumente të tjera të punuara nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli që paraqesin sekret zyrtar, si dhe dokumente të institucioneve tjera të cilat në mënyrë direkte ose indirekte janë lidhur me lëndët për të cilat ky avokat është paraqitur si mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Nga zyra, të dyshuarës i është marrë kompjuteri i saj zyrtar dhe është dorëzuar për analizë forenzike. Raporti nga ekspertiza e bërë e ka konfirmuar dyshimin se e denoncuara duke e përdorur Viberin, në mënyrë të paautorizuar i ka dërguar të dhëna që kanë qenë sekret zyrtarë.