E pranon raportuesja në PE: Disa shtete të BE’së janë kundër heqjes së vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka thënë se disa shtete të Bashkimit Europian janë kundër heqjes së vizave për vendin, shkruan Gazeta Metro.

Në një shkrim përmes rrjetit social Twitter, Von Cramon ka thënë se edhe ajo është pro këtij propozimi por janë disa shtete bernda BE’së që po kundërshtojnë.

“Për protokollin: Unë jam në FAVOR të liberalizimit të vizave, kështu është edhe Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Por ka shtete anëtare që e kundërshtojnë këtë. Për arsye të ndryshme. Ju lutemi punoni në to. Siç bëj unë”, ka bërë thirrje, Von Cramon.