E përndjek dhe e rreh ish të dashurën, i ngritet kallëzim penal 30-vjeçarit nga Manastiri

Zyra e jashtme për çështje kriminale Resnjë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.N.(30) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “përndjekje”.

Më datë 29.11.2023, i akuzuari ka ngacmuar një femër me të cilën më parë ka qenë në lidhje dashurie, pas së cilës e ka sulmuar fizikisht para objektit të shitjes ku ajo punonte.