‘E përdhunonin në grup, njëri pas tjetrit’, flet vëllai i 15-vjeçares: E gjithë lagja e dinte, edhe mësuesja, e merrnin me makinë dhe… (E PLOTË)

Vëllai i 15-vjeçares nga Kamza, e cila u abuzua seksualisht 65 vjeçari nga Abaz Doku, dhe tre të rinj ka dhënë dëshminë e tij.

I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, ai ka thënë se motra nuk fliste fare dhe as nuk flinte, por vetëm qante.

Vëllai ka zbuluar detaje nga përdhunimi, duke treguar se e merrnin me makinë dhe e dërgonin në një godinë 1 km larg shkollës, ku abuzonin me radhë.

Sakaq, vëllai shtoi se e gjithë lagja e dinte, madje edhe mësuesja, pasi ishin përhapur fotot,por askush nuk fliste.

Ai ka theksuar se kur janë përballur me familjen e 65-vjeçarit, ata e kanë përzenë nga shtëpia dhe i kanë dhënë plotësisht të drejtë.

‘Fola me motrën, ajo nuk fliste dhe as flinte gjumë, por vetëm qante. Ajo ja tregoi të vërtetën nanës, që ka abuzuar që nga mosha 12 vjeç, që nga klasa e shtatë se ai i bënte presion. I pari që ka abuzuar ka qenë 65 vjeçari, pastaj punëtorët e tij. Njëri nga ata është 20 vjeç e kam në pallat, ai ka një muaj që ka ikur në Laç prej pandemisë. Ai ka abuzuar edhe më përpara. Familja e tij është në rregull, vetëm ky nuk është në rregull.

Ajo nuk e dinte që po filmohej, pasi ia bëni fshehtas. Atë e merrnin gjatë paradites, linte orët e mësimit. E merrnin edhe me makinë, edhe mësuesja e dinte.

Familjarët e 65-vjeçarit e besuan direkt kur i tham, pasi djali e kishte nxjerr nga shtëpia dhe i kishte lënë në një barake. Motra thotë që kanë qenë në grup, roja para në fillim, pastaj këta mbrapa. Ky i shtynte. Janë bërë në një kodër rreth 1 km larg shkollës, e kanë pas ditë gjithë shkolla dhe gjithë lagja. Po asnjëri nuk tregonte. Fotot janë shpërndarë tek të tjerët. Motra është mbajtur në ambjentet e policisë rreth një orë dhe ka shkuar me nanën’, tha vëllai i të miturës.