E përcolli djalin për kurbet, këto janë fjalët emocionuese të babait, Feta Alimi

Derisa mërgimtarët kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në vendlindje, Feta Alimi nga Orizarja e komunës së Likovës, sot e ka përcjell djalin e tij për në kurbet,

Alimi ende vuan dënimin me burg, por në shtëpi qëndroi për fundjavë, duke marrë leje nga burgu i Idrizovës, për tu çmallur me djalin mërgimtarë

Me këtë rast, ai i kishte uruar djalit të tij Halimit rrugë të mbarë.

“Rruga mbar djali jon! Faleminderit shum që erdhe e na mbushe plot energji e dashni!

E die që e don vendlindjen shum Orizaren

Çdo her kur nisesh të shkosh sillesh e pshtillesh neper oda e oborrin e shpis, të kuptojm edhe un e nëna jote po ja që ky eshtë realiteti i hidhur në ket vend.

Pe mbylli me fjalët e vëllaut tënd e birit ton Hamidit:

MË MIRË PO VUAJ PËR ATDHE,

SE SA TË VUAJ NË ATDHE”, ka shkruar ai.

Alimi ende vuan dënimin prej 7 viteve burg, masë të cilën e vuan nga marsi i vitit 2019. Ai ishte pjesëtar i sigurimit në Kuvendin e rmv-së, dhe është njeriu që i shpëtoi jetën liderit të ASH-së Ziadin Sela më 27 prill në Kuvend.

Abdylfeta Alimi në fillim të këtij viti ishte përfshirë në listën e personave të falur nga presidenti Stevo Pendarovski.