E pazakontë, kërkohej prej më shumë se 1 muaji, ‘i humburi’ telefonon live në emision

Ishte e papritur telefonata bërë nga vetë 47-vjecari shqiptar, ndërsa një lumë informacionesh mbërrinin gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’. Moderatorja iu drejtua me një ’alo’ telefonatës së radhës, por e pabesueshme kur ai u prezantua si Bledar Salinja, pikërisht personi që po kërkohej në program.
47-vjeçari i cili rezultonte i humbur që prej 18 marsit të këtij viti, emocionoi me telefonatën e tij të papritur live, ndërsa prej ditësh kërkohej në program nga ish-bashkëshortja Leonora Subashi dhe djali i tij, të cilët falë ’Pa Gjurmë’ i dëgjuan zërin pas afro një muaj e gjysëm.

Ai nuk kishte kontaktuar prej kaq kohësh me familjarët pasi kishte ngatërruar autobusin, e Urës Vajgurore dhe kishte përfunduar në fshatin Adriatik të Divjakës. “Unë nuk kam humbur, punoj si çoban dhe aktualisht ndodhem në fshatin Adriatik të Divjakës. Nuk munda të komunikoja dot me familjarët pasi ngatërrova autobusin. Kur mbërrita në fshatin Adriatik më strehoi dhe më pas më punësoi një person. Unë tashmë punoj për të si çoban duke u kujdesur për bagëtitë e tij. Më ka marrë shumë malli për familjen dhe dëshiroj të vijnë të më marrin.”, tha ai live në “Pa gjurmë”.