E pazakontë, borëpastruesja dëmton 40 makina dhe plagos 12 persona në SHBA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një borëpastruese teksa pastronte rrugët ka dëmtuar 40 makina dhe ka lënduar 12 persona.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shoferi i borëpastrueses në Ohio të SHBA, teproi me shpejtësinë e mjetit, duke hedhur kështu me vrull borën në drejtimin e kundërt, nga ku po vinin makina.

Kjo pakujdesi e shoferit të borëpastruese ka shkaktuar kaos në autostradë, duke bërë të pa mundur shikueshmërinë në rrugë, me shoferët e makinave që humbën kontrollin.

Mësohet se nga rrëmuja që u shkaktuar, 40 makina kanë pësuar dëmtime, ndërsa 12 persona janë lënduar.

Dëmtimet e automjeteve variojnë nga thyerja e xhamit të përparmë, deri tek deformimet e shumta nga përplasjet mes tyre, si pasojë e shikueshmërisë së kufizuar nga masat e borës që binin mbi to./abcnews.al