E padëgjuar! Ja si ia ‘dyllosin’ makinën ish-kryetares

Ndodh edhe kjo, në shenjë hakmarrjeje. Sikurse e shihni në foto, makinës së bardhë i janë “dyllosur” dyer e kofano, një veprim i paparë dhe padëgjuar më herët.

Automjeti në fjalë i përket ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Ljubica Jançeva, nga radhët e LSDM-së.

Lidhur me këtë incident, që e ka tronditur psikologjikisht, Jançeva e drejtoi gishtin e fajësisë nga kryetari aktual i Komunës së Aerodromit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski.