Episodin e sotëm në Përputhen Ana u përgjigj në akuzat e Arjonit i cili i bëri nëpërmjet publikimit të një videoje në rrjetet sociale.
Ajo thotë se Arjoni i kishte shprehur dashurinë por kjo nuk ishte reciproke. Ndërkohë ka degraduar debati mes Anës dhe opinionistit Arian Konomi. Ky i fundit e ka quajtur të pacipë Anën.
“Dua të jem e vërtetë, nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ne jemi përqafuar edhe në prapaskenë. Unë kam pasur një pëlqim, kur ka ardhur në fillim. Dy-tre javëshin e parë. Më pas nuk kam pasur asnjë interes për të. Pas të gjitha situatave, pas takimit tonë të dytë thashë stop, s’është ky njeriu që kisha krijuar në kokë”.