E pabesueshme: 72-vjeçari britanik rezultoi 43 herë pozitiv me COVID-19

Bëhet fjalë për një 72-vjeçrar, i cili sipas ekspertëve ka një sistem imunitar të ndjeshëm ndaj virusit, pasi dhe më herët, është diagnostikuar me leukemi dhe ka zhvilluar disa seanca të kimioterapisë.

I moshuari i quajtur Dave, ka arritur të mposhtë virusin falë një përzierje të re ilaçesh anti-virale, të përgatitur enkas për të nga kompania amerikane Regeneron.
Ekspertët janë duke e trajtuar këtë rast si tepër të veçantë dhe pritet t’i kryejnë Dave një sërë analizash për të mësuar se si ka qarkulluar virusi në trupin e tij, shkruajnë mediat e huaja.