Puna është gjithçka që ka tregtari Hysamedin Zekiqi, nga ajo mund ta largojë vetëm namazi pasi nuk lë asnjë vakt pa shkuar në xhami.
Pikërisht namazi ishte arsyeja që ky tregtar t’ia vinte vetes një qëllim në jetë.
Për ta kryer obligimin që e ndjente si mysliman, Zekiqi kurseu 5 vite me radhë.
Ai ka thënë se nuk kishte rëndësi, as dita, data e as stina, por ai kishte vetëm një dëshirë, që ta shihte Qaben me sytë e tij.
“U lutsha ditë e natë deri në 3, 4 të mëngjesit dhe Allahu ma plotësoi dëshirën. Më 20218 u pensionova dhe ia nisa me punu me mjaltë, kom shitë mirë dhe e pashë që kadale po më bëhet një pasuri”, shprehet ai.
“Thashë shpinë kom me shitë e pa shku në Haxh nuk e la”, shprehet tutje ai.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=929794317808397