E ofe*ndoi Vjosa Osmanin, Këshilli i Etikës merr vendim për Ardian Kastratin

Këshilli i Etikës ka marrë një vendim për profesorin Ardian Kastrati i cili e kishte fy*er presidenten Vjosa Osmani menjëherë pasi ajo mori postin e të parës së shtetit. Me këtë vendim, Kastratit i mohohet që të jetë pjesë e komisioneve vlerësuese dhe në mentorim.

Për tri vitet e ardhshme deputeti Ardian Kastrati, nuk do të marrë pjesë në komisionet vlerësuese të Universitetit të Prishtinës.
E për dy vite, do t’i ndalohet që të përfshihet në mentorim të të gjitha niveleve.
Ky është vendimi i Këshillit të Etikës, për Kastratin i cili ditën e zgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani, bëri një postim që ngjalli reagime.

Mirëpo në vendimin e Këshillit, thuhet se pozitat shtesë nuk janë privilegje, por përkundrazi duhet të deklarohet me përgjegjësi më të madhe.
Kësisoj pas shqyrtimit, Këshilli i Etikës ka konstatuar që një postim i tillë përbën përbuzje dhe nënvlerësim.
Madje Këshilli i Etikës, në vendimin e tij thekson se largimi i postimit nga ana e Kastratit ka qenë i vonuar.

Ky organ ka thënë që rrethanë rënduese është edhe fakti që Kastrati nuk kishte kërkuar falje të sinqertë dhe bindëse.
Mirëpo shoqëria civile përmes protestës, kishte kërkuar largimin e Kastratit nga stafi akademik.
Prandaj Trina Binaku nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thotë se kundërshtojnë këtë vendim.
Sipas Binakut, për të kundërshtuar këtë vendim mund të organizohet edhe protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.